Ali Cura
14 Nëntor 2016•Përditësim: 15 Nëntor 2016
MOSKË (AA) - Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një avion luftarak i tipit Mig-29K është rrëzuar gjatë kohës kur është afruar për uljen në aeroplanmbajtësen "Amiral Kuznetsov" e cila ndodhet në Detin Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga ministria theksohet se avioni luftarak i cili ndodhej në një fluturim trajnues ka rënë si pasojë e një defekti teknik disa kilometra para se të mbërrinte në aeroplanmbajtëse. Ndërsa bëhet e ditur se piloti ka shpëtuar pasi ka vënë në përdorim sistemin për lëshimin e ndenjëses së pilotit gjatë rrëzimit të avionit.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se aeroplanmbajtësja ruse "Amiral Kuznetsov" ka vazhduar të përparojë në kuadër të programit në Mesdhe.