Adam Abu-bashal
21 Shkurt 2021•Përditësim: 22 Shkurt 2021
Në rrëzimin e një aeroplani ushtarak në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, humbën jetën 6 ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Reporteri i AA-së mëson se një aeroplan ushtarak që u ngrit nga Aeroporti "Nnamdi Azikwe" në Abuja, u rrëzua për një arsye ende të panjohur.
Në aksident humbën jetën 6 ushtarë që ishin në aeroplan.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e zjarrfikësve, duke u përpjekur të shuajnë zjarrin e shkaktuar nga aksidenti.
Ministri nigerian i Aviacionit, Hadi Sirika, përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se bëhet fjalë për një aeroplan ushtarak të tipi "King Air", i cili u rrëzua jo shumë larg pistës në Abuja.
"Me sa duket, kemi të bëjmë edhe me viktima. Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të presim rezultatet e hetimit të cilin e kryen ushtria", u shpreh Sirika.