Adam Abu-bashal
14 Qershor 2023•Përditësim: 14 Qershor 2023
Numri i personave që humbën jetën si pasojë e fundosjes së varkës në Nigeri me personat që ktheheshin nga një dasmë është rritur në 103, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Kwara, Okasanmi Ajayi deklaroi se numri i personave që humbën jetën si pasojë e fundosjes së varkës në lumin Niger u rrit në 103.
Ai theksoi se disa persona i mbijetuan aksidentit dhe se përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë në zonën e incidentit.
Sipas lajmeve të medias kombëtare, më 12 qershor, anija në të cilën rreth 300 persona ktheheshin nga një dasmë në shtetin e Nigerit për të shkuar në shtetin Kwara, u përplas me një pemë në lumë dhe u fundos.
Guvernatori i shtetit Kwara, Abdulrahman Abdulrazaq, shprehu dhimbjen e tij të thellë për ngjarjen fatkeqe në të cilën humbën jetën shumë njerëz.
Fatkeqësitë e varkave ndodhin herë pas here në lumenj gjatë sezonit të shirave në Nigeri.