Bota, Shëndetësi

Nigeri, rishfaqet virusi i poliomielitit

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Shëndetësore të Nigerisë (NPHCDA), Faisal Shuaib, në një deklaratë me shkrim tha se poliovirusi është zbuluar në 27 shtete, si dhe në kryeqytetin Abuja

Adam Abu-bashal   | 14.01.2022
Nigeri, rishfaqet virusi i poliomielitit

Abuja

Në Nigeri të Afrikës Perëndimore u zbulua sërish virusi i poliomielitit (poliovirus), transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Shëndetësore të Nigerisë (NPHCDA), Faisal Shuaib, në një deklaratë me shkrim tha se poliovirusi është zbuluar në 27 shtete, si dhe në kryeqytetin Abuja.

Shuaib theksoi se deri më tani virusi është zbuluar tek 395 njerëz.

Duke theksuar se kjo situatë është shqetësuese për vendin, Shuaib deklaroi se në të gjithë vendin ka nisur një fushatë vaksinimi kundër virusit në fjalë.

Në Afrikë, përveç Nigerisë poliovirusi është zbuluar gjithashtu në shtete të tilla si Gambia, Uganda, Benini, Burkina Faso, Kameruni, Etiopi, Mali, Niger, Çad dhe në Sudan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın