Burak Bir
23 Qershor 2020•Përditësim: 23 Qershor 2020
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Nigeri është afër 21.000 me 675 pacientë të rinj, theksuan autoritetet shëndetësore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 20.919, ndërsa shtatë persona tjerë kanë vdekur nga virusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 525, tha Chikwe Ihekweazu, drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve.
Numri i të shëruarve ka arritur në 7.109, tha Ihekweazu, duke shtuar se virusi është përhapur në të gjitha 36 shtetet e vendit.
Pas shfaqjes së dhjetorit të kaluar në qytetin kinez Wuhan, koronavirusi i ri është përhapur në të gjithë globin.