Gökhan Kavak
23 Dhjetor 2016•Përditësim: 23 Dhjetor 2016
ABUJA (AA) - Nigeria ka njoftuar se organizata Boko Haram ka lënë të lira 21 vajza nga 276 të cilat u morën peng gjatë një bastisje në një shkollë në vitin 2014, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Presidencës së Nigerisë, Garba Shehu në një deklaratë për mediat ka pohuar se 21 vazja të tjera janë liruar nga Boko Haram.
Në deklaratë thuhet se në saj të operacioneve në rajonin Borno të paktën 2 mijë persona janë shpëtuar nga autoritetet vetëm në një muaj.
Militantët e Boko Haram më 14 prill të vitit 2014 sulmuan një shkollë në qytetin Chibok të rajonit Borno. Si pasojë e këtij sulmi militantët morën peng të paktën 276 nxënëse. 57 nga nxënëset arritën të ikin nga organizata, ndërsa për 219 të tjera nuk kishte asnjë informacion.
Që prej vitit 2000 organizata Boko Haram nisi aktivitetet e saj të dhunshme pas vdekjes së liderit të tyre të burgosur, Muhammed Yusuf. Boko Haram deri më tani është bërë shkas për vdekjen e 17 mijë njerëzve. Ajo ka shtrirë aktivitetin e saj në Nigeri, Kamerun, Benin, Niger dhe Çad.