Ekip
15 shtator 2021•Përditësim: 15 shtator 2021
Emiri i Bungudu-n në shtetin Zamfara të Nigerisë u rrëmbye të martën vonë, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesit hapën zjarr mbi konvojin e Alhaji Hassan Attahiru ndërsa po udhëtonte në autostradën Kaduna-Abuja.
Një polic thuhet se është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Emiri ishte i vetmi i rrëmbyer ndërsa disa nga rojet e tij pësuan lëndime.
Attahiru është sundimtari kryesor i emiratit Bungudu në shtetin Zamfara në veriperëndim të Nigerisë.
Të shtunën, të paktën 12 oficerë ushtarakë thuhet se janë vrarë pas një sulmi në një bazë ushtarake në Zamfara.
Banditët sulmuan një bazë ushtarake në Mutumji të qarkut Dansadau, rreth 80 kilometra në jug të kryeqytetit Gusau.