Ahmet Gençtürk
18 Shkurt 2021•Përditësim: 18 Shkurt 2021
Së paku shtatë ushtarë nigerianë kanë humbur jetën në një pritë nga terroristët e Boko Haram-it në shtetin Borno, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas shtypit lokal, trupat e Batalionit të 153-të të Task Forcës në zonën e qeverisë lokale Marte u kapën në befasi kur kryengritësit i sulmuan.
Më pas shpërtheu një përplasje e armatosur, gjatë së cilës shtatë ushtarë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.
Sipas mediave lokale, kryengritësit u arratisën pas sulmit.
Boko Haram nisi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në Nigerinë verilindore, por më vonë përhapi mizoritë e saj në Niger, Çad dhe Kamerun, duke shkaktuar një përgjigje ushtarake.