Adam Abu-bashal
08 Shtator 2020•Përditësim: 09 Shtator 2020
Të paktën 24 persona kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut që po vazhdojnë në shtetin nigerian Jigawa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Alhaji Yusuf Sani Babura, Sekretari i Përgjithshëm Agjencisë Nigeriane të Menaxhimit të Emergjencave (SEMA) në Jigawa, u tha gazetarëve se reshjet e mëdha të shiut në 27 rajone të shtetit shkaktuan përmbytje.
Babura deklaroi se 24 persona humbën jetën gjatë katastrofës dhe se shumë të tjerë janë zhdukur.
Ai tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë filluar në rajon, duke shtuar se më shumë se 50 shtëpi janë dëmtuar për shkak të përmbytjeve dhe qindra njerëz janë zhvendosur.
Babura gjithashtu deklaroi se qeveria ka ngritur kampe të përkohshme për të prekurit dhe ka dërguar ndihma humanitare, si ilaçe dhe ushqime.
Nigeria gjendet në brezin e klimës tropikale dhe reshjet mesatare vjetore të shiut ndryshojnë sipas rajoneve.