Gökhan Kavak
06 Dhjetor 2017•Përditësim: 06 Dhjetor 2017
ABUXHA (AA) – Të paktën 114 emigrantë nigerianë, të cilët janë kapur në Libi në tentativën për të kaluar në shtetet evropiane janë kthyer në shtetin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja speciale e presidentit të Nigerisë Muhammed Buhari, përgjegjëse për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Diasporën, Abike Dabiri-Erewa tha se 114 emigrantë nigerianë nga Libia janë kthyer në vend.
Në mesin e emigrantëve të cilët janë kthyer në mënyrë vullnetare janë 97 meshkuj, 39 femra, 2 fëmijë dhe 6 foshnja.
Godsent Jatto, një nga emigrantët e kthyer në deklaratën për mediat tha se “Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtetin tim. Kurrë më në jetën time, as që do e ëndërroj Libinë”.
Populli në Nigeri ballafaqohet me kushte të rënda të jetesës për shkak të krizës së vazhdueshme ekonomike dhe për shkak të korrupsionit.
Miliona persona detyrohen të zhvendosen nga shtëpitë e tyre për shkak të përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe organizatës terroriste Boko Haram, e cila është aktive në verlindje të shtetit.