Adam Abu-bashal
09 Shtator 2020•Përditësim: 09 Shtator 2020
Së paku 10 persona e kanë humbur jetën gjatë sulmit të organizatës terroriste Boko Haram në veriperëndim të Nigerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale theksojnë se anëtarët e Boko Haram kryen sulm në fshatin Kurmari, në rajonin Bornoa. Me kë rast humbën jetën së paku 10 persona ndërsa janë plagosur shumë civilë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, John Enenche tha se në rajonin Gwoza është kryer operacion kundër anëtarëve të Boko Haram-it. Janë vrarë nëntë terroristë ndërsa janë shpëtuar shtatë persona, të cilët ishin marrë peng.
Boko Haram është një organizatë terroriste që në Nigeri në fillim të vitit 2000 e themeloi ekstremisti Muhammed Yusuf për të luftuar kundër të gjitha llojëve të kulturës perëndimore, veçmas në sistemin arsimor të Nigerisë.
Yusuf vdiq në burg në vitin 2009 në rrethana të pashpjegueshme, ndërsa Boko Haram ka intensifikuar aktivitetet terroriste dhe është bërë një kërcënim global terrorist. Aktualisht organizata operon në Nigeri, Kamerun, Benin, Çad dhe Nigeri.
Që nga viti 2009 më shumë se 20 mijë njerëz janë vrarë në sulmet e Boko Haram-it.