Ayşe Aktaş
18 korrik 2017•Përditësim: 19 korrik 2017
NEW YORK (AA) - Në qytetin e Nju Jorkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është vjedhur një breshkë e moshës 100 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes Daily News, punonjësit e strehimores Qendra Mjedisore Alley Pond në Queens të Nju Jorkut kanë vërejtur se breshka 100 vjeçare nuk gjendet në kafazin e saj kur janë zgjuar në orët e mëngjesit.
Punonjësit e strehimores rastin e kanë denoncuar në polici, e cila është vënë në kërkim të breshkës dhe vjedhësit apo vjedhësve të saj.