Bota

New York Knicks shkarkon të arratisurin e FETO-s, Enes Kanter

Në njoftimin e klubit të New York Knicks theksohet se ky klub më nuk është i interesuar për shërbimet e Kanterit

Yunus Kaymaz  | 08.02.2019 - Përdıtësım : 09.02.2019
New York Knicks shkarkon të arratisurin e FETO-s, Enes Kanter

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Ekipi i NBA-së, New York Knicks, ka ndërprerë bashkëpunimin me Enes Kanterin, basketbollistin e njohur për nga afërsia me kreun e organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e klubit të New York Knicks theksohet se ky klub më nuk është i interesuar për shërbimet e Kanterit.

Kanter është i njohur për nga deklaratat në të cilat thekson besnikërinë ndaj Gülenit, liderit të organizatës terroriste FETO, përgjegjës për tentimin e grusht shtetit në Turqi, në korrik të vitit 2016.

Deklaratat e tij kundër Turqisë dhe ofrimi i mbështetjes ndaj organizatës terroriste shkaktuan reagime të mëdha. Kanter pas tentimit të FETO-s për grusht shtet njoftoi se mbiemrin e tij e ka ndryshuar në Gülen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın