Afra Aksoy
27 Nëntor 2015•Përditësim: 27 Nëntor 2015
JERUSALEM (AA) - Grupimi izraelit-B'Tselem, që lufton për të drejtat e njeriut ka kërkuar nga kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu që të ndalojë vrasjet e palestinezëve pa proces gjyqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).
B'Tselam në deklaratën e tij thekson se qeveria izraelite lejon, madje edhe stimulon policinë dhe civilët e armatosur që të sillen si gjykatës dhe ekzekutorë. U theksua se duhet të ndalohen ekzekutimet pa proces gjyqësor të palestinezëve.
"Kjo situatë është rezultat i deklaratave inkurajuese të përfaqësuesve të zgjedhur të qeverisë së koalicionit të Netanyahut, të cilët marrin forcë nga heshtja e kryeministrit" thuhet në deklaratë.
B'Tselem gjithashtu vë në dukje se ka dokumente që provojnë se ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr dhe kanë vrarë palestinezët.
Aty theksohet edhe rasti i 16-vjeçares Nurhan Avvad ndaj të cilës qëlloi policia izraelite. Pasi ajo ra në tokë, u përpoq t'i afrohet kushëriri saj 14-vjeçarë Hedil, ndaj të cilin policia gjithashtu hapi zjarr dhe e plagosi. Policia edhe pasi e plagosi vazhdoi të qëllojë për ta vrarë.
B'Tselem thekson se si policia hap zjarr mbi fëmijët, dhe pasi që i plagos, dhe mbesin të palëvizshëm, ata vazhdojnë të gjuajnë ndaj tyre. Kjo organizatë beson se për vdekjen e palestinezëve përgjegjës është kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Rikujtojmë se që nga fillimi i tetorit janë vrarë të paktën 102 palestinezë, duke përfshirë 22 fëmijë.