Bota

Netanyahu: Jemi në bashkëpunim me vendet arabe kundër Iranit

"Po shënohet një përparim dhe një proces i ri i zhvillimit në marrëdhëniet mes Izraelit dhe shumë vendeve arabe dhe islame", tha kryeministri izraelit Netanyahu

Esat Fırat   | 15.05.2019
Netanyahu: Jemi në bashkëpunim me vendet arabe kundër Iranit

Kuds

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se me vendet arabo-islame janë "në anën e njëjtë" kundër Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Zyra për shtyp e kryeministrit izraelit, Netanyahu ka marrë pjesë në ceremoninë festuese të mbajtur në Kuds me rastin e përvjetorit të parë të zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve nga Kudsi në Tel Aviv.

Në një fjalim të mbajtur në ceremoni pasi ka tërhequr vëmendjen se po ndodhin zhvillime serioze në marrëdhëniet me vendet arabe, Netanyahu tha se, "Po shënohet një përparim dhe një proces i ri i zhvillimit në marrëdhëniet mes Izraelit dhe shumë vendeve arabe dhe islame".

"Ne jemi në unitet në çështjen e zbrapsjes së agresionit të Iranit me shumë nga fqinjët tanë arabë dhe shumë vende islame jo-arabe. Izraeli me të gjitha vendet e rajonit dhe të gjitha vendet që duan ndërtimin e paqes në botë duhet të qëndrojnë në anën e SHBA-ve kundër agresionit të Iranit", tha Netanyahu, i cili duke mos përcaktuar vendet me emër bëri të ditur se me vendet arabe janë në të njëjtën anë kundër Iranit.

Ai ka thënë se duhet të rritet forca e Izraelit. Netanyahu theksoi rëndësinë e forcimit të aleancave të vendit me vendet e tjera, veçanërisht me SHBA-të.

- Vendet arabe vazhdojnë procesin e normalizimit me Izraelin

Vërehet që vendet arabe, sidomos vendet e Gjirit, veçanërisht në vitet e fundit, si zyrtarisht ashtu dhe publikisht po konkurrojnë me njëri-tjetrin për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, ku në pushtet ndodhet qeveria më e djathtë në historinë e tij.

Ka tërhequr vëmendjen se procesi i normalizimit mes vendeve arabe dhe Izraelit të cilat e kanë parë atë si "okupues i Palestinës dhe territoreve të tjera arabe" është përshpejtuar kryesisht në tre vitet e fundit nëpërmjet ftesave, vizitave, takimeve, deklaratave dhe aktiviteteve.

Kryeministri izraelit edhe në një deklaratë të mëparshme ka theksuar se po vazhdon procesi i normalizimit me vendet arabe pa kryer ndonjë proces diplomatik me Palestinën.

"Ajo që po ndodh aktualisht është se ne jemi në një proces normalizimi me botën arabe dhe ky proces po zhvillohet pa kryer ndonjë diplomaci me palestinezët", ka theksuar Netanyahu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın