Ekip
10 Janar 2017•Përditësim: 10 Janar 2017
BERLIN (AA) – Ish-presidenti i Gjermanisë Roman Herzog, i cili detyrën e presidentit e kreu nga viti 1994 deri në vitin 1999 ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti aktual gjerman Joachim Gauck, të martën, i shprehu nderime Herzog-ut, të cilin e përshkroi si “personalitet origjinal”.
Ai ishte një nga udhëheqësit e parë që është marrë me rezistencën gjermane për reformat dhe stagnimin rritës ekonomik në kohën kur mandatit 16 vjeçar të kancelarit Helmut Kohl i erdhi fundi.
Atëbotë Gjermania luftonte me papunësinë e madhe. Nga viti 1987 deri në vitin 1994 ishte kryetar i Gjykatës së Lartë të Gjermanisë, ndërsa nga viti 1994 deri në vitin 1999 presidenti i shtatë gjerman.
Po ashtu ka ushtruar edhe funksionin e ministrit të Kulturës nga viti 1978 deri në vitin 1980, dhe ministrit të Punëve të Brendshme të landit Baden-Wurttemberg nga viti 1980 deri në vitin 1983.