Bota

Ndërron jetë ekonomisti i shquar islam Nejatullah Siddiqi

Libri më i lexuar i Siddiqit është “Banka pa interes”, i cili u botua në 27 botime midis viteve 1973 dhe 2000

Ekip  | 12.11.2022 - Përdıtësım : 14.11.2022
Ndërron jetë ekonomisti i shquar islam Nejatullah Siddiqi

Delhi

Ekonomisti i shquar islam dhe studiuesi indian, Mohammad Nejatullah Siddiqi, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare në SHBA, konfirmuan organizatat islame, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siddiqi, i diplomuar i Universitetit të njohur Musliman Aligarh (AMU) të Indisë dhe i njohur gjerësisht për punën e tij në ekonominë islame, ishte marrës i Çmimit prestigjioz Ndërkombëtar Mbreti Faisal për Studimet Islame.

Një udhëheqës i lartë musliman dhe ish-shefi i Komisionit të Minoriteteve në Delhi, Zafarul Islam Khan, tha për AA se Siddiqi ndërroi jetë në SHBA, ku kishte jetuar me fëmijët e tij pas daljes në pension.

“Ai ishte një shkrimtar i frytshëm urdu dhe anglez, i cili kishte 63 vepra të botuara në 177 botime”, tha ai, duke shtuar se “veprat e tij janë përkthyer në gjuhët arabe, perse, turke, indoneziane, malajziane, tajlandeze dhe gjuhë të tjera”.

Ai tha se libri më i lexuar i Siddiqit është “Banka pa interes”, i cili u botua në 27 botime midis viteve 1973 dhe 2000.

Siddiqi u përshkrua nga Khan si “shtyllë e lartë e komunitetit” që “nuk është më”.

Siddiqi, i cili ishte gjithashtu i lidhur me Jamaat-e-Islami Hind, mbeti një themelues-anëtar i Mexhlis-e-Mushawarat Musliman të Gjithë Indisë, një organ ombrellë i organizatave muslimane indiane e themeluar në vitin 1964, tha Khan.

Sekretari i Përgjithshëm i Jamaat-e-Islami Hind, Arif Ali Thottanchery, gjithashtu shprehu ngushëllime për vdekjen e Siddiq-it në Twitter.

Rahat Abrar, një ish-anëtar i fakultetit të AMU-së që e njihte Siddiqi-n, tha për AA se Siddiqi ishte një studiues i madh, kontributi i të cilit ishte i pamasë.

“Ai ka dhënë kontribut të madh në financat islame dhe ekonominë islame. Kur filloi të punojë në këtë fushë, kishte shumë pak literaturë në dispozicion”, tha ai, duke shtuar se vdekja e tij është një humbje e madhe për të gjithë.

Siddiqi, i lindur në shtetin verior indian Uttar Pradesh në vitin 1931, mori diplomën master në ekonomi nga AMU në vitin 1960. Ai po ashtu punoi në departamentin e studimeve islame të universitetit.

Po ashtu ka punuar në Universitetin Mbreti Abdulaziz të Arabisë Saudite dhe ka mbajtur poste editoriale dhe këshilluese në një numër vendesh. Ai mori Çmimin Ndërkombëtar Mbreti Faisal për Studime Islame në vitin 1982.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın