Fuat Kabakçı
20 Dhjetor 2016•Përditësim: 20 Dhjetor 2016
PEKIN (AA) - Ndotja e ajrit e cila është efektive në pjesën e mesme dhe veriore të Kinës ka shkaktuar anulimin e 217 fluturimeve në kryeqytetin e vendit Pekin dhe 227 në Tianjin, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të "South China Morning Post" theksohet se në rajonet në fjalë norma e grimcave të dëmshme të matur në ajër është 12 deri në 20 herë më shumë se kufiri që pranohet nga Organizata Botërore Shëndetësore.
Ndër të tjera theksohet se shikueshmëria në Pekin ka rënë deri në 50 metra, dhe si pasojë janë anuluar 217 fluturime në kryeqytet dhe 227 në Tianjin, duke lënë shumë udhëtarë në pritje nëpër aeroporte.