Bota

Ndihma humanitare hidhen nga ajri në Rripin e Gazës

Parashutat që transportonin furnizimeve thelbësore u panë duke zbritur nga ajri në Gazën veriore, ku cilët po përballen me mungesa të mëdha ushqimi, uji dhe ilaçesh

Abdulbesar Ademi  | 27.07.2025 - Përdıtësım : 27.07.2025
Ndihma humanitare hidhen nga ajri në Rripin e Gazës Foto: Khames Alrefi/AA

Gaza

Ndihma humanitare janë hedhur nga ajri në Rripin e Gazës derisa sulmet dhe bllokada izraelite vazhdojnë në enklavën palestineze, raporton Anadolu.

Parashutat që transportonin furnizimeve thelbësore u panë duke zbritur nga ajri në Gazën veriore, ku cilët po përballen me mungesa të mëdha ushqimi, uji dhe ilaçesh.

Të martën, Programi Botëror i Ushqimit paralajmëroi se një e treta e popullsisë së Gazës ka kaluar disa ditë pa ngrënë për shkak të bllokadës së vazhdueshme izraelite.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndërmarrë një ofensivë brutale në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 59.700 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.