Hasan Tosun
06 Tetor 2016•Përditësim: 06 Tetor 2016
BRATISLAVË (AA) - Presidenti i parë i Sllovakisë Michal Kovac ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve sllovake (TASR), njoftoi se Kovac ka ndërruar jetë për shkak të problemeve në zemër në orët e mbrëmjes në një spital në Bratislavë.
Ndër të tjera theksohet se Kovac ka patur probleme të rënda shëndetësore si pasojë e sëmundjes Parkinson dhe se pak kohë më parë ai ishte shtruar në njësinë e kujdesit intensiv në spital.
Kovac u zgjodh presidenti i parë i Sllovakisë pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në vitin 1993 dhe kreu këtë detyrë për një periudhë.
I lindur në vitin 1930 në fshatin Lubisa në lindje të Sllovakisë, Kovac pas shkollimit në ekonomi punoi një periudhë në sektorin bankar.
Në periudhën e Çekosllovakisë ai ushtroi detyrën e ministrit të Financave dhe kryetarit të Parlamentit.