Bota

Ndërron jetë Super Mario i vërtetë

Segale i cili në SHBA punonte me pasuri të patundshme ndërroi jetë më 27 tetor

Adem Şalvarcıoğlu  | 02.11.2018 - Përdıtësım : 03.11.2018
Ndërron jetë Super Mario i vërtetë

Ankara

ANKARA (AA) - Mario Segale, personi që i ka dhënë emrin karakterit kryesor të lojës legjendare "Super Mario" ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Segale i cili në SHBA punonte me pasuri të patundshme ndërroi jetë më 27 tetor.

Kompania ndërkombëtare e elektronikës dhe lojërave Nintendo, në vitin 1981 përmes Mario Segale kishte marrë me qira një fabrikë.

Zhvilluesi i lojës "Super Mario", Shigeru Miyamoto, emrin e karakterit kryesor në lojë e kishte emërtuar "Jumpman", ndërsa princeshën "Lady", por Nintendo nuk kishte pëlqyer këto emra.

Miyamoto më pastaj duke kontaktuar me Segale kishte përcaktuar që karakteri kryesor të emërtohet Mario dhe ky emër ishte pranuar nga kompania.

Mario Segale ka 4 fëmijë dhe 9 nipa e mbesa.

"Super Mario" me 12 milionë shitje ishte bërë ndër lojërat më të shitura të kompanisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın