Seyit Ahmet Aytaç
14 Mars 2018•Përditësim: 14 Mars 2018
ANKARA (AA) – Në orët e hershme të ditës së sotme ka ndërruar jetë shkencëtari Stephen Hawking, deklaroi zëdhënësi i familjes së tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Më vonë, familja e tij lëshoi një kumtesë në të cilën konfirmon vdekjen e shkencëtarit, i cili ndërroi jetë në shtëpinë e tij më Cambridge.
"Me dhimbje të thellë njoftojmë se babai ynë i dashur sot ka ndërruar jetë. Ai ishte një shkencëtar i shkëlqyer dhe një burrë i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojnë për shumë vite. Guximi i tij dhe këmbëngulja, bashkë me humorin që ka pasur, ka inspiruar njerëzit anembanë botës. Do të na mungojë përgjithmonë”, thuhet në letrën e fëmijëve të Hawkingsit.
Ai më së miri ishte i njohur për punën e tij në “vrimat e zeza”, dhe për teorinë e tij të relativitetit.
Hawking ka lindur në Oxfordshire në vitin 1942 ndërkohë që studimet i përfundoi në Universitetin e Oxford-it.
Në vitin 1963, ishte diagnostifikuar me sëmundjen “motor neuron”, për çka mjekët i dhanë vetëm dy vjet jetë, mirëpo ai shkoi për të studiuar në Cambridge pas çka u shndërrua në njërin nga teoriticientët fizik më të shkëlqyer pas Albert Einsteinit.
Në intervistën e vitit të kaluar për BBC, Hawking kishte thënë se nuk ka menduar se do të arrijë moshën 75 vjeçare duke shtuar se ndjehet i lumtur që ka një mundësi të prezantojë punimet shkencore.
Vepra më e njohur e tij është bestseleri shkencor "Historiku i shkurtër i kohës" (A Brief History of Time), i cili zuri vendin e parë në listën e bestselerëve të Sunday Times.