Övünç Kutlu
19 Janar 2018•Përditësim: 19 Janar 2018
NEW YORK (AA) – Viti 2017 është bërë viti i dytë më i ngrohtë ndonjëherë, ka bërë të ditur Komiteti Kombëtar i Aeronautikës dhe Administrimit të Hapësirës (NASA), transmeton Anadolu Agency (AA).
“Temperaturat globale të sipërfaqes së Tokës në vitin 2017 janë renditur në vend të dytë si më të ngrohtat që nga viti 1880”, tha NASA përmes një deklarate me shkrim.
Nga Institutit Goddard i NASA-s për Studime Hapësinore (GISS) thonë se duke vazhduar trendin e ngrohjes afatgjate të planetit, temperaturat mesatare globale në vitin 2017 ishin 0.9 gradë celsius më të larta se në vitet 1951-1980.
Nga atje theksojnë se viti 2016 ende mbetet viti më i nxehtë ndonjëherë.
Megjithatë, NASA dhe Administrata Kombëtare e Oqeanisë dhe Atmosferës e SHBA-ve (NOAA) arriti në përfundim se viti 2017 ishte viti i tretë më i ngrohtë në rekordin e tyre.
“Ndryshimi i vogël në renditje është për shkak të metodave të ndryshme të përdorura nga të dy agjencitë për të analizuar temperaturat globale, megjihëse në afat të gjatë, të dhënat e agjencive mbeten në një marrëveshje të fortë”, thotë NASA.
Të dy analizat administrative, nga ana tjetër, tregojnë se pesë vitet më të ngrohta rekord kanë ndodhur të gjitha që nga viti 2010.
“Pavarësisht temperaturave më të ftohta se mesatarja në çdo pjesë të botës, temperaturat mbi planetin si një tërësi vazhdojnë trendin e ngrohjes së shpejtë që kemi parë gjatë 40 viteve të fundit”, tha Gavin Schmidt, drejtor i GISS-it.
Nga NASA theksojnë se gjatë shekullit të kaluar, temperatura mesatare e sipërfaqes së tokës është rritur pak më shumë se 1 gradë celsius dhe kjo është nxitur kryesisht nga dioksidi i karbonit dhe emsionet e tjera të krijuara nga njeriu në atmosferë.