Qays Abu Samra,Afra Aksoy
05 Prill 2018•Përditësim: 05 Prill 2018
NABLUS (AA) – Në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor nën pushtim, me hyrjen e kolonëve hebrenj në “Varrin e Jusufit” u tensionua situata ndërsa ushtarët izraelitë ndërhynë ndaj palestinezëve me plumba të vërtetë, plumba gome dhe gaz lotsjellës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët e rastit, një numër i madh i hebrenjve fanatikë nën shoqërimin e policisë izraelite me autobusë kanë hyrë në hapësirën ku ndodhet "Varri i Jusufit", në lindje të Nablusit.
Kolonët hebrenj hynë me forcë në "Varrin e Jusufit" dhe kryen “ritualet e tyre fetare” kurse palestinezët të cilët reguan kundër kësaj, hasën në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë.
Gjatë ndërhyrjes ku ushtarët izraelitë përveç plumbave të vërtetë dhe plumbave të gomës përdorën edhe gaz lotsjellës, palestinezët hodhën gurë dhe shishe të zbrazëta si dhe mbyllën rrugët e hyrjes në "Varrin e Jusufit", duke djegur goma të automjeteve.
Hebrenjtë besojnë se në “Varrin e Jusufit” në Nablus ndodhet varri i hazreti Jusufit. Mirëpo, arkeologë të shumtë bëjnë me dije se varri ka vetëm disa shekuj dhe se ky besim nuk mund të jetë i vërtetë. Sipas tyre, varri i përket një muslimani të quajtur Jusuf Duveykat.