Ali Abo Rezeg
18 Shtator 2016•Përditësim: 18 Shtator 2016
TUNIS (AA) – Tunizia sot për një muaj ka vendosur për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme, të vendosur në nëntor të vitit të kaluar pas sulmit në të cilin humbën jetën 12 pjesëtarë të gardës presidenciale tuniziane, njoftoi Presidenca e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin theksohet se presidenti i Tunizisë, Beji Caid Essebsi, pas konsultimit me kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit popullor për çështje të sigurisë nacionale, mori vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme duke filluar nga 19 shtatori.