Ali Makram Ghareeb
25 Qershor 2020•Përditësim: 25 Qershor 2020
Së paku gjashtë pjestarë të organizatës terroriste DEASH janë kapur gjatë një operacioni në provincën irakiane Mosul, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë në Mosul, Leyt Ahmed, i tha gazetarit të AA-së se morën thirrje për lëvizje të terroristëve në këtë zonë, pas çka u krye bastisje në disa adresa në pjesën lindore të Mosulit.
Gjatë bastisjes janë kapur së paku gjashtë pjestarë të DEASH-it, ndërsa Ahmed theksoi se bëhet fjalë për persona për të cilët më herët është shpallur fletarrestim lidhur me organizatën terroriste.
Iraku tashmë me vite është në gjendje të thellë politike dhe të sigurisë. Organizata terroriste DEASH në verën e vitit 2014 pushtoi Mosulin dhe një varg rajonesh fqinje, ndërsa me një operacion të bashkuar të forcave irakiane rajoni është çliruar pas më pak se katër vitesh. Kërcënim të vazhdueshëm të sigurisë në Irak edhe më tej paraqesin të ashtuquajturat celula të heshtuara të DEASH-it.