Mehmet Akif Turan
15 shkurt 2016•Përditësim: 15 shkurt 2016
SUHEYRAT (AA) - Kryetari i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi Fayez Sarraj njoftoi se është formuar Qeveria e cila përbëhet nga 18 ministri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sarraj në një konferencë për shtyp në qytetin Suhejrat të Marokut u shpreh se kanë rënë dakord mbi emrat e 18 ministrave të cilët 5 janë ministra shteti 13 të tjerë ekzekutivë.
Disa nga detyrat mbi dakordësimet për formimin e kabinetit janë si më tej: Muhammed Halife el-Azzabi (ministri i Arsimit), Ahmed Bufera (ministri i Industrisë dhe i Ekonomisë), Al-Mahdi al-Ibrahimi al-Berguen (ministër i Mbrojtjes), Fahir Miftah Buferne (ministri i Financave), Muhammed el-Tahir Siyale (ministri i Jashtëm), El-Arif Salih el-Hoca (ministri i Brendshëm), Cuma Abdullah el-İdrisi (ministri i Drejtësisë).