Elvir Hociç
02 Tetor 2017•Përditësim: 02 Tetor 2017
LONDËR (AA) – Kompania ajrore britanike Monarch Airlines për shkak të falimentimit ka ndërprerë të gjitha fluturimet dhe në këtë mënyrë ka bllokuar 110.000 pasagjerë në mbarë botën, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia për Aviacion Civil e Britanisë së Madhe (CAA) njoftoi sot në mëngjes se kompania Monarch Airlines prej sot ka ndërprerë të gjitha angazhimet afariste, përfshirë të gjitha fluturimet e planifikuara dhe aranzhmanet turistike.
Në faqen zyrtare të internetit të kompanisë Monarch Airlines thuhet se shprehin keqardhje për shkak të situatës që sollën për 110.000 pasagjerë të tyre të cilët udhëtonin jashtë vendit.
Qeveria e Britanisë së Madhe dhe CAA punojnë në atë që të mundësojnë kthimin e pasagjerëve të Monarch-ut në Britani të Madhe edhe atë pa shpenzime shtesë meqë kompanisë më parë i paguan biletat.
Kompania me buxhet të vogël Monarch Airlines në këtë mënyrë ka anuluar mbi 300.000 fluturimet të ardhshme.
E përballur me humbje financiare, Monarch Airlines javën e kaluar njoftoi se është duke negociuar për shitjen e disa rrjeteve të saj për të konsoliduar punën.