Ali H. M.Abo Rezeg
18 shkurt 2019•Përditësim: 19 shkurt 2019
RIAD (AA) - Arabia Saudite ka mohuar raportimet se Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, po planifikonte të blej gjigandët e Premier Ligës Manchester United, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Raportimet që pretendojnë se Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, synon të blej Manchester United janë krejtësisht të rreme”, tha ministri i Informacionit, Al-Shabaneh në llogarinë e tij në twitter.
Al-Shabaneh tha se klubi britanik mbajti një takim me Fondin e Investimeve Saudite (PIF) për të diskutuar mundësinë e sponsorizimit.
“Asnjë marrëveshje nuk është materalizuar”, tha ai.
Gazeta britanike Sun më herët tha se bin Salman ishte duke negociuar për të marrë përsipër klubin për 3.8 miliardë paund britanik.
Manchester United është në pronësi të familjes Glazer që zotëron Tampa Bay Buccaneers, një ekip profesionist i futbollit amerikan me seli në Tampa të Floridas dhe që konkurron në Ligën Kombëtare të Futbollit.
PIF u krijua në vitin 1971 për të mbështetur projekte me rëndësi strategjike për ekonominë saudite.
Sipas shifrave të fundit të Institutit të Fondit të Pasurisë Sovrane (SWFI), kjo organizatë radhitet e dhjeta në botë me një fond prej 360 miliardë dollarë.