Bota

Mirjana Spoljaric Egger zgjidhet femra e parë presidente e Kryqit të Kuq

Organizata humanitare me seli në Gjenevë përmes një kumtese njoftoi se diplomatja zvicerane do të pasojë presidentin aktual Peter Maurer

Ekip  | 25.11.2021 - Përdıtësım : 29.11.2021
Mirjana Spoljaric Egger zgjidhet femra e parë presidente e Kryqit të Kuq

Gjenevë

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) njoftoi se ka zgjedhur diplomaten zvicerane dhe zyrtaren e OKB-së, Mirjana Spoljaric Egger, si presidenten e ardhshme, duke e bërë atë gruan e parë që udhëheq me këtë organizatë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata humanitare me seli në Gjenevë përmes një kumtese njoftoi se Mirjana Spoljaric Egger do të pasojë presidentin aktual Peter Maurer, i cili tërhiqet në shtator të vitit 2022 pas 10 vjetëve shërbim.

Asambleja, që është organi drejtues i ICRC-së, zgjodhi Egger-in e cila aktualisht është ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe drejton Byronë Rajonale për Evropën dhe Komonuelthin e Shteteve të Pavarura në programin zhvillimor të OKB-së. Ajo do të fillojë mandatin 4-vjeçar më 1 tetor 2022.

"Jam i bindur se ajo do të jetë një avokat i fuqishëm dhe i mëshirshëm për njerëzit e ndikuar nga konfliktet e armatosura dhe nga dhuna", tha Maurer.

Egger tha se Kryqi i Kuq qëmoti e ka inspiruar atë në misionin e saj global.

"Do të synoj të nxjerr në pah nevojat e më të prekurve dhe bëj drejtësi me ndikimin e pabesueshëm të ekipeve të ICRC-së në mjediset e konfliktit në mbarë botën", tha ajo.

ICRC mbron viktimat e konflikteve në shtet në mbarë botën dhe ka fituar tre herë Çmimin e Nobelit për Paqe, në vitet 1917, 1944 dhe 1963.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.