Bedrudin Brlyavac
22 Gusht 2017•Përditësim: 22 Gusht 2017
NJU JORK (AA) – Miliona amerikanë përcollën eklipsin e Diellit, i parë pas 99 viteve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shumë banorë të SHBA-ve nxituan në “zonën e eklipsit të plotë” për të parë këtë përjetim të pazakontë.
Toka, Hëna dhe Dielli hasën në një vijë të përcaktuar, ashtu që Hëna plotësisht mbuloi Diellin.
Fotografët dhe të pasionuarit e fenomeneve natyrore përgatitën objektiva special për fotoaparate për të shfrytëzuar rastin e shkrepjes së fotografive.
Eklipsi i plotë i Diellit ndodhi në qytetet në pjesën qendrore të Amerikës, ndërsa errësim i pjesshëm u pa edhe në veri të kontinentit dhe në disa pjesë të Amerikës Jugore.
NASA drejtpërdrejt transmetoi eklipsin e Diellit, ndërsa më shumë se gjysmë milion njerëz përcollën eklipsin vetëm në faqen e Facebook-ut të NASA-s.
Zëdhënësi i Shoqërisë astronomike amerikane, dr. Rick Feinberg për AA, tha se ekspertët e tij gjenden rreth SHBA-ve dhe me kujdes vënë re dhe monitorojnë këtë fenomen natyror.
“Aty përcjellim eklipsin e Diellit, mund të vëzhgojmë pa ndërprerje thuajse një orë e gjysmë. Kjo është hera e parë e regjistruar në historinë e astronomisë”, tha Feinberg.
Mediat amerikane eklipsin e quajtën ngjarje të vitit.