Ekip
04 Tetor 2019•Përditësim: 04 Tetor 2019
Mijëra protestues të maskuar marshuan në Hong Kong, raporton Anadolu Agency (AA).
Marshi u organizua para ndalesës, të cilën, siç pritet, do ta miratojë qeveria në periudhën e ardhshme.
Protestuesit e maskuar brohorisnin: "Duam të mbajmë maska", dhe "Nuk është krim të mbash maskë". Ata u mbështetën edhe nga pjesëmarrësit e rastësishëm në trafik.
"A do të arrestojnë 100 mijë njerëz në rrugë? Qeveria tani po përpiqet të na frikësojë. Mendoj se nuk do t'ia dalë", tha Lui, një nga protestuesit.
"Ndalimi i maskave është një veprim i rrezikshëm. Nëse legjislativi është kundër maskimit është i paefektshëm. Kjo mund të hap rrugën masave shumë të rrepta, si orës policore dhe shkeljeve të tjera të drejtave themelore", tha ai.
Policia të enjten njoftoi se kundër studentit 18-vjeçar nga Hong Kongu, i cili është viktima e parë e të shtënave policore gjatë protestave disa mujore pro-demokratike, do të ngritet padi penale.
Mirëpo, ai dje nuk u paraqit para gjykatës për shkak të gjendjes shëndetësore. Para gjykatës e prisnin një numër i madh qytetarësh të veshur në të zeza në shenjë mbështetjeje.
Të shtënat e së martës, që ishte një nga ditët më të dhunshme të protestave, shkaktoi indinjatën e masës ndaj policisë, e cila edhe më herët ishte akuzuar për brutalitet ndaj protestuesve.
Protestat pro-demokratike në Hong Kong vazhdojnë për katër muaj ndërsa në disa raste pati edhe trazira në rrugët e rajonit autonom kinez.
Protestat në Hong Kong filluan duke kundërshtuar propozimin e projekt-ligjit për mundësinë e ekstradimit te autoritetet kineze.
Autoritetet e Hong Kongut tërhoqën propozimin e diskutueshëm për ekstradim, por protestat u zgjeruan edhe në kërkesa të tjera, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.