Erbil Başay,Lejla Bıogradlıja,Aşkın Kıyağan
04 Qershor 2017•Përditësim: 04 Qershor 2017
BERLIN/ZAGREB/VJENË (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se Gjermania është pranë Britanisë së Madhe në lidhje me sulmet terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel në lidhje me sulmet në Londër, ka thënë se i ka mësuar ato me një habi të madhe.
Duke vënë në dukje se ajo solidarizohet më të gjithë miqtë e saj britanikë dhe qytetarët e gjithë Londrës, Merkel në vijim ka shtuar: "Jemi pranë Britanisë së Madhe me vendosmëri në luftën kundër çdo lloj terrorizmi".
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, ka thënë gjithashtu se solidarizohet me Britaninë e Madhe në luftën kundër terrorizmit.
Kitaroviç i ka bërë këto deklarata gjatë një daljeje për mediat në Zagreb. "Jam e trishtuar dhe jo vetëm vetëm për sulmet terroriste që ndodhin në Europë, por për të gjitha sulmet terroriste që ndodhin në çdo vend. Përpos mërzisë dhe trishtimit tashmë është koha që të hidhen hapa konkretë në luftën kundër terrorizmit", ka thënë ajo ndër të tjera.
Në një deklaratë me shkim të bërë nga OSBA-ja, Presidenti i radhës i saj, dhe njëkohësisht ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, kanë dënuar sulmet të ndodhura në Londër.