Cüneyt Karadağ
15 Korrik 2020•Përditësim: 15 Korrik 2020
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, diskutoi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për situatën e fundit në Ukrainë, Siri dhe Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, në një deklaratë me shkrim theksoi se në bisedën telefonike Merkel dhe Putin diskutuan mbi zbatimin e marrëveshjes së Minskut lidhur me zgjidhjen paqësore të konflikteve në lindje të Ukrainës, embargon e armëve të zbatuar ndaj Iranit dhe situatën në Libi.