Bota

Merkel dhe May do të diskutojnë në Berlin krizën e Brexit-it

Me kërkesë të palës britanike, Merkel do të presë në një takim homologen e saj britanike May", deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert

Ayhan Şimşek  | 11.12.2018 - Përdıtësım : 11.12.2018
Merkel dhe May do të diskutojnë në Berlin krizën e Brexit-it

Berlin

BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel, do të presë në një takim sot kryeministren britanike Theresa May, ku temë kryesore do të kenë situatën aktuale me të cilën po përballet procesi i largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE) që njihet si Brexit, raporton Anadolu Agency (AA).

"Me kërkesës të palës britanike, Merkel do të presë në një takim homologen e saj britanike May", deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert.

May mbërrin në Berlin pasi mbrëmë ka shtyrë votimin e planifikuar në Parlamentin britanik mbi marrëveshjen e arritur mes qeverisë së saj dhe liderëve të BE-së për Brexitin.

Zyrtarët e BE-së kanë thënë se nuk kanë ndërmend që sërish të negociojnë mbi marrëveshjen në fjalë, sepse tashmë janë duke shqyrtuar mundësitë për largimin e Britanisë pa marrëveshjen e arritur.

Liderët e BE-së pritet të takohen në Bruksel në fund të javës, ku mes tjerash do të diskutojnë edhe për Brexit-in.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın