Politikë, Bota

Meksikë, gjenden 5 emigrantë të mbytur në një vagon

Trupat u gjetën në vagonin e trenit të mallrave që ndaloi në stacionin Piedras Negras në shtetin verior Coahuila

Sinan Doğan  | 19.05.2022 - Përdıtësım : 19.05.2022
Meksikë, gjenden 5 emigrantë të mbytur në një vagon

Bogota

Pesë emigrantë u gjetën të mbytur në një vagon treni në shtetin verior të Meksikës, Coahuila, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, pesë trupa u gjetën në vagon, i cili ndaloi në stacionin Piedras Negras.

Ekipet mjekësore njoftuan se emigrantët humbën jetën për shkak të mungesës së ajrit.

Viktimat ishin tre hondurianë, një meksikan dhe një person i paidentifikuar, njofton Instituti Kombëtar i Migracionit të Meksikës.

Sekretariati i Sigurisë Publike në Coahuila raportoi se migrantët u ekspozuan ndaj temperaturave mbi 100 gradë Celsius për 12 orë.

Gjithashtu njoftohet se kanë nisur hetimet për rastin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın