Salih Okuroğlu
03 Korrik 2023•Përditësim: 04 Korrik 2023
Në Michoacan, një nga shtetet me aktet më të dhunshme në Meksikë, karteli i drogës bllokoi me automjete hyrjen dhe daljen e qytetit Apatzingan, raporton Anadolu.
Anëtarët e kartelit të drogës parkuan autobusë dhe kamionë në mes të rrugës dhe bllokuan hyrjet dhe daljet në qytet.
Një shofer kamioni, i cili nuk dëshironte të identifikohej, u tha gazetarëve se anëtarët e kartelit i kërkuan të parkonte makinën e tij përgjatë rrugës dhe e kërcënuan se do ta djegin nëse do të lëvizte.
Nga ana tjetër, anëtarë të armatosur të kartelit sekuestruan me forcë makinën e një familjeje dhe vranë një person.
Sipas dëshmitarëve, vrasja është kryer nga anëtarë të kartelit të drogës, Jalisco.
Apatzingan, i quajtur "Zona e Nxehtë", njihet si qendra ku strehohen bandat kriminale dhe bëhet prodhimi dhe transportimi i drogës në Meksikë.
Në Apatzingan ka kohë që vepron edhe karteli i drogës Viagras.