Aliia Raimbekova
17 Korrik 2023•Përditësim: 17 Korrik 2023
Mediat ukrainase raportuan se sulmi në urën e Krimesë mbrëmë është kryer nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe Forcat Detare të Ukrainës, transmeton Anadolu.
Faqja e lajmeve RBK-Ukrainë, bazuar në burimet e veta në SBU, publikoi një lajm mbi shkaqet e përkeqësimit të strukturës së Urës së Krimesë mbrëmë.
Në lajm thuhet se sulmi në urën e Krimesë ishte planifikuar nga SBU-ja dhe Marina e Ukrainës dhe se u krye me ndihmën e dronëve.
Duke folur për faqen e lajmeve, burimi nga SBU-ja tha: “Ura u sulmua nga dronët. Ishte e vështirë të arrije urën, por më në fund u bë e mundur".
I ashtuquajturi Guvernatori i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht, Sergej Aksenov, deklaroi se në Urën e Krimesë kishte një situatë emergjente, detajet e së cilës nuk u publikuan, dhe për këtë arsye ura u mbyll për qarkullimin e automjeteve.
Në disa imazhe në mediat sociale ruse, u pa tym që ngrihej nga ura.
Në disa lajme thuhet se ushtria ukrainase ka kryer një sulm me raketa në urë gjatë natës.