Bota

"Mediat tradicionale duhet të shndërrohen në dixhitale"

Mutanoğlu në fjalën e tij duke treguar se media tradicionale me shfaqjen e internetit ka kaluar në një periudhë të re, tha se institucionet mediatike janë duke punuar që të përshtaten me këtë periudhë

Zeynep Rakipoğlu, Andaç Hongur  | 17.11.2018 - Përdıtësım : 18.11.2018
"Mediat tradicionale duhet të shndërrohen në dixhitale"

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Asambleja e 27-të e Përgjithshme dhe Konferenca e Agjencive të Lajmeve në Ballkan dhe Evropën Juglindore (ABNA-SE) që po zhvillohet në Stamboll, organizatore e së cilës është Anadolu Agency (AA), ka vazhduar me sesione të ndryshme. 

Në sesionin me temë "Si mediat tradicionale mund të mbijetojnë në periudhën dixhitale" kanë folur zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, njëherësh kryeredaktor i AA-së, Metin Mutanoğlu, kryeredaktori i TRT-së për kanalet e lajmeve ndërkombëtare, Serdar Karagöz dhe zëvendëskryetari i Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), Prof. Dr. Birol Çetin.

Mutanoğlu në fjalën e tij duke treguar se media tradicionale me shfaqjen e internetit ka kaluar në një periudhë të re, tha se institucionet mediatike janë duke punuar që të përshtaten me këtë periudhë të re.

Me rritjen e përdorimit të internetit dhe përforcimin e rrjeteve sociale ka shkaktuar një ndërveprim në shumë fusha përfshirë këtu edhe median, thotë Mutanoğlu, dhe se media duhet t'i përshtatet kësaj që e ka përfshirë gjithë botën.

"Jemi duke kaluar në një periudhë ku mediat tona tradicionale duhet t'i evoluojmë në media dixhitale", u shpreh ai. Ai theksoi se në periudhën e re media tradicionale është e detyruar që ta dixhitalizojë veten, ndërsa në rast se nuk arrin sukses në këtë do të zhduket.

"Ne jemi në një periudhë në të cilën mund të bëjmë gazetari shumë të mirë duke përdorur mundësitë e medias dixhitale pavarësisht dixhitalizimit të medias. Është shumë me rëndësi që të nxjerrësh të vërtetën prej në mesin e këtyre informacioneve të turbullta dhe të vërtetën t’ia transmetosh njerëzve.

Gazeta Washington Post në lidhje me rastin Jamal Khashoggi publikoi histori të rëndësishme veçanërisht në 15-20 ditët e para dhe ishte shumë përcaktuese në politikën amerikane. Edhe pse administrata amerikane bëri përpjekje për ta mbyllur incidentin, ata u detyruan të trajtonin çështjen për shkak të presionit të medias amerikane", shtoi Mutanoğlu.

- "Përmbajtja e mirë do të na ndihmojë në botën e re dixhitale"

Karagöz nga ana e tij tha se në rast se përmbajtja është me cilësi të lartë, njerëzit do ta lexonin, blinin dhe shikonin atë. "Media tradicionale duhet të investojë në përmbajtje të mirë, në cilësi të lartë. Në rast se keni përmbajtje të mirë mund të mbijetoni", tha ai.

Ai tërhoqi vëmendjen në atë se janë duke përdorur mjetet e rrjeteve sociale si YouTube, Twitter dhe Instagram. "Jemi duke përgatitur përmbajtje të veçantë për këto platforma dixhitale. Përmbajtja e mirë do të na ndihmojë në botën e re dixhitale." u shpreh Karagöz

- "Kemi realizuar 60 projekte në lidhje me mediat"

Kurse Prof. Dr. Çetin, duke treguar se TIKA vepron në 58 shtete me 61 zyra, tha se në vit mesatarisht realizojnë rreth 2 mijë projekte në 140 shtete.

Ai duke folur për projektet që kanë realizuar rreth mediave tha se: "Kemi bërë 60 projekte për mediat. Agjencisë së lajmeve në Shqipëri i kemi instaluar një studio të madhe, pastaj u zhvendosën, përsëri i ndihmuam. Në të njëjtën mënyrë kontribuam edhe tek Agjencia e Lajmeve të Bosnjë Hercegovinës. Siguruam mbështetje infrastrukturore për shumë kanale televizive në Bosnjë për të kaluar në sistemin dixhital. Kemi punime edhe në Maqedoni, Kosovë dhe Moldavi. Çdo herë jemi të gatshëm për bashkëpunim në projektet e mediave".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.