Bota

Mbyllet Muzeu i Luvrit në Paris pas grabitjes

Ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, tha se mbyllja erdhi pas një grabitje që ndodhi herët gjatë ditës kur muzeu u hap

Burak Bir  | 19.10.2025 - Përdıtësım : 19.10.2025
Mbyllet Muzeu i Luvrit në Paris pas grabitjes Foto: AA/Arkiv

Londër

Muzeu ikonik i Luvrit në kryeqytetin francez Paris ka mbyllur dyert për vizitorët pas një grabitje, transmeton Anadolu.

Ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, tha se mbyllja erdhi pas një grabitje që ndodhi herët gjatë ditës kur muzeu u hap.

“Nuk ka të lënduar për t’u raportuar. Jam në vendngjarje së bashku me ekipet e muzeut dhe policinë”, shkroi Dati në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Ajo shtoi se një hetim për incidentin është duke u zhvilluar.

Muzeu i Luvrit gjithashtu njoftoi në rrjetet sociale se mbetet i mbyllur të dielën “për arsye të jashtëzakonshme”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.