Ali Cura
17 Nëntor 2017•Përditësim: 17 Nëntor 2017
KIEV (AA) – Zëvendës udhëheqësi i Misionit të Posaçëm Vëzhgues në Ukrainë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Aleksander Hug, ka njoftuar se mbi gjashtë mijë shkelje të armëpushimit kanë ndodhur javën e kaluar në Donbas të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
“Javën e kaluar në lindje të Ukrainës kanë ndodhur mbi gjashtë mijë shkelje të armëpushimit”, tha Hug në një konferencë për media, duke theksuar se shkeljet në Donbas janë duke vazhduar.
Ai u shpreh se 40 për qind e shkeljeve kanë ndodhur në Aeroportin e Donetskut dhe në rajonet Jasinovataja dhe Avdejevke.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se 10 mijë e 255 persona kanë humbur jetën dhe 24 mijë e 541 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i përleshjeve në lindje të Ukrainës mes separatistëve prorusë dhe njësive ukrainase.