Derya Gülnaz Özcan
08 tetor 2023•Përditësim: 08 tetor 2023
Qytetarët në Greqi iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur administratorët vendorë, transmeton Anadolu.
Për zgjedhjet lokale që mbahen në të gjithë vendin, kutitë e votimit u hapën në orën 07:00. Qytetarët votojnë për të zgjedhur edhe kryetarët e bashkive dhe guvernatorët rajonalë.
Në zgjedhje, krahas shtetasve grekë mund të votojnë edhe qytetarë të Bashkimit Evropian (BE) që banojnë vazhdimisht në Greqi.
Procesi i votimit do të vazhdojë deri në orën 19:00.
Sipas sistemit të zgjedhjeve vendore në Greqi, në zgjedhje marrin pjesë listat e kandidatëve dhe jo partitë. Ndërsa partitë mund të deklarojnë se mbështesin lista të caktuara kandidatësh. Për këtë arsye në disa rajone mund të gjenden kandidatë që mbështeten nga disa parti.
Një listë e kandidatëve duhet të marrë më shumë se 43 për qind të votave në mënyrë që të fitojë zgjedhjet. Në rast të mosarritjes së kësaj norme të votës, parashikohet që dy kandidatët më të suksesshëm në atë zonë të shkojnë sërish në zgjedhje më 15 tetor.
Kandidatët e zgjedhur do të fillojnë detyrën që nga 1 janari 2024 dhe do të kenë mandat 5 vjeçar.