Emel Öz Gözellik
09 Nëntor 2017•Përditësim: 09 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Merren disa masa kundër ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Indisë, New Delhi , transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të mediave lokale, në periudhën 13-17 nëntor në New Delhi, në ditë të caktuara në trafik mund të dalin vetëm automjete me targa numri i fundit i të cilit është tek, kurse në ditët tjera vetëm ato të cilat numri i targave iu përfundon me numër çift. Në kryeqytet po ashtu u ndërprenë punimet e ndërtimit të disa objekteve.