Bota

Martirizohen 3 palestinezë nga forcat izraelite

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se dy palestinezë janë vrarë gjatë operacioneve të forcave izraelite në Nablus ndërsa i treti është vrarë në Ramallah

Büşra Nur Bilgiç  | 20.03.2019 - Përdıtësım : 20.03.2019
Martirizohen 3 palestinezë nga forcat izraelite

Nablus/Kuds

Forcat izraelite të sigurisë kanë martirizuar së paku 3 palestinezë gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Shëndetësisë sot në mëngjes njoftoi se dy palestinezë janë martirizuar gjatë operacioneve të forcave izraelite në Nablus, ndërsa i treti ka rënë dëshmor në Ramallah.

Ushtria izraelite tha se gjatë aksionit në Ramallah ka rënë dëshmor Omar Abu Leyla i cili ngarkohet se të dielën kreu sulmin mbi një ushtar izraelit në hyrje të vendit Ariel ndërsa më pas hapi zjarr ndaj izraelitëve në stacionin e autobusëve në udhëkryqin Gitai Avishar.

Forcat izraelite ende nuk ua kanë dorëzuar palës palestineze kufomat e dëshmorëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın