Bota

"Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Pakistanit janë të pashembullta"

Komandanti pakistanez: Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Pakistanit përveçse janë të pashembullta ato shikohen me zili në mbarë botën

Şerife Çetin   | 14.01.2021
"Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Pakistanit janë të pashembullta" Foto: Metin Aktaş / AA

Ankara

Komandanti i Forcave Ajrore të Pakistanit, gjenerali Mujahid Anwar Khan, tha se "Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Pakistanit përveçse janë të pashembullta ato shikohen me zili në mbarë botën".

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), duke vënë në dukje se Turqia është "shtëpia e tyre e dytë", Khan theksoi se "Në të vërtetë ne jemi dy vende, një popull".

Pasi tërhoqi vëmendjen se kontaktet politike, ushtarake dhe ndërmjet popujve të Turqisë dhe Pakistanit veprojnë së bashku në të gjitha fushat e jetës, Khan theksoi se marrëdhëniet kanë vazhduar duke u zhvilluar historikisht.

Marrëdhëniet Turqi-Pakistan 

Pakistani dhe Turqia si dy vende vëllezër nuk ndajnë vetëm lidhjet e përbashkëta kulturore dhe fetare, por në të njëjtën kohë kanë sprova dhe interesa të përbashkëta, tërhoqi vëmendjen Khan. Ai duke thënë se "Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Pakistanit përveçse janë të pashembullta ato shikohen me zili në mbarë botën", u shpreh se këto duhet të transmetohen brez pas brezi.

Ndër të tjera Khan nënvizoi se Pakistani ndodhet pranë Turqisë lidhur me çështjen e Qipros, sprovat e sigurisë lidhur me Sirinë dhe Irakun si dhe në luftën kundër terrorizmit.

Për të kapërcyer sprovat në fjalë është e rëndësishme vazhdimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, tërhoqi vëmendjen Khan, i cili shtoi se PKK dhe DEASH janë kërcënime të hapura ku edhe Pakistani lufton me sprova të ngjashme në kufijtë e tij.

"Turqia dhe Pakistani kanë një vizion të përbashkët për të siguruar stabilitet, paqe dhe mirëqenie në rajon dhe kryesisht për vendet muslimane", theksoi Khan, i cili tha se mbështetja që Turqia siguroi për Azerbajxhanin është një tregues i qartë i kësaj. 

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

"Mirëpres bashkëpunimin në rritje në fushën e mbrojtjes mes Turqisë dhe Pakistanit. Kemi ndërtuar një marrëdhënie shembull", tha Khan duke bërë të ditur se në këtë kuadër vazhdojnë në mënyrë të frytshme vizitat e nivelit të lartë mes dy vendeve.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se Turqia ka shënuar përparime të rëndësishme në prodhimin e industrisë së mbrojtjes, ai vuri në dukje që në këtë kuadër mjetet ajrore pa pilot (dronët-IHA) të prodhuara nga Turqia kanë luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin që Azerbajxhani arriti në Malësinë e Karabakut.

"Në të njëjtën mënyrë edhe Pakistani ka shënuar zhvillime të rëndësishëm në industrinë e mbrojtjes dhe bashkëpunimi i dy vendeve në këtë fushë duhet të vazhdojë", tha Khan.

Khan tha se që të dy vendet kanë aftësi të ndryshme të mbrojtjes. Ai shtoi se "Bashkëpunimi ushtarak duhet të ndërtohet mbi bashkëpunimin ekonomik. Projektet e përbashkëta, stërvitjet, prodhimi, arsimi, ndarja e teknologjisë dalin në plan të parë si fushat e përbashkëta të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes". 

Çështja e Kashmirit

Khan tha se në rendin e botës ka ndryshime, nga rendi njëpolar ka filluar drejtimi në rendin multipolar dhe kjo situatë sjell bashkë edhe sprova të reja.

Pasi vuri theksin që shqetësimet ekonomike në të gjithë botën kanë dalë përpara vlerave morale, Khan tha se situatat në Palestinë, Kashmir dhe Azerbajxhan e tregojnë qartë këtë.

Ai ka shprehur falënderimet për mbështetjen që Turqia ka siguruar në çështjen e Kashmirit. Khan tha se "Ne jemi falënderues që presidenti (Recep Tayyip) Erdoğan, ministri i Jashtëm (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe kryetari i Parlamentit (Mustafa Şentop) kanë sjellë në platformat ndërkombëtare çështjen e Kashmirit e cila është një sprovë e rëndësishme në rajon, e cila është shndërruar në kërcënim për sigurinë dhe e cila përbën rrezik për ndikim në një rajon më të gjerë".

Pakistani i ka "zgjatur dorën e paqes" Indisë por kjo është refuzuar nga New Delhi, tha Khan, i cili shtoi se në të vërtetë Pakistani dëshiron të zhvillojë marrëdhënie miqësore me vendet fqinje.

Khan tërhoqi vëmendjen se "organizatat e deleguara (proxy)" të Indisë janë aktive në Afganistan, se përpiqen të destabilizojnë vendin dhe se janë përgjegjëse për disa sulme terroriste.

Duke përmendur edhe sulmin ajror të Indisë kundrejt Pakistanit në vitin 2019, Khan bëri vlerësimin se "Ishte një gabim i madh. (Kryeministri indian Narendra) Modi e bëri për të arritur një qëllim politik. Nuk u respektua integriteti territorial i vendit fqinj, ishte arsye lufte dhe ne duhej të përgjigjeshim. Përgjigja jonë ishte e fuqishme dhe e qartë".

Ndër të tjera Khan nënvizoi se India duhet të nxjerrë mësim nga kjo ngjarje. 

Dinamikat rajonale

Në lidhje me dinamikat rajonale, Khan njoftoi se po përparojnë shumë mirë marrëdhëniet me Kinën e cila është një fuqi botërore dhe e cila është kthyer në një gjigand ekonomik dhe se dy vendet mbështesin njëra tjetrën nga politika e në fushën ushtarake.

Më tej Khan bëri të ditur se Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC) si një projekt i ekonomisë dhe tregtisë do të sjellë paqe, mirëqenie dhe stabilitet në rajon.

Ndërkohë lidhur me zhvillimet në Afganistan, Khan vuri në dukje që Pakistani mbështet procesin e paqes dhe se kanë shpresë që do të rezultojë pozitiv pavarësisht të gjitha sprovave.

"Ndërtimi i një Afganistani të qëndrueshëm është në interes të Pakistanit", vlerësoi Khan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın