Ekip
03 Janar 2017•Përditësim: 03 Janar 2017
MADRID (AA) – Në vazhdën e sulmeve terroriste në Nicë dhe Berlin, ku kamionët u përplasën me turma të mëdha duke shkaktuar vrasjen e dhjetëra njerëzve, Madridi të martën ka ndaluar qarkullimin e mauneve gjatë paradës tradicionale e cila fillon sot, raporton Anadolu Agency (AA).
Spanja feston Ditën e tre mbretërve me 18 parada të planifikuara vetëm në kryeqytet. Nga e dita e martë, kamionët me peshë deri në rreth katër ton do të ndalohen në lagjet, ku është paraparë të zhvillohet ndonjë nga paradat apo tubimet.
Madridi shpreson se këto masa të cilat i aplikon për herë të parë, do të ofrojnë siguri për turmat e mëdha nga një sulm i mundshëm terrorist.