Sorwar Alam
09 Maj 2017•Përditësim: 09 Maj 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i posazgjedhur i Francës, Emmanuel Macron, është zotuar se do të mbrojë marrëveshjen klimatike të nënshkruar në vitin 2015 Paris, qëndrim të cilin ia ka transmetuar personalisht presidentit amerikan amerikan Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Macronit, Laurence Haim, tha se çështja është diskutuar të hënën, gjatë një bisede telefonike mes dy presidentëve, në të cilën Trump kishte marrë në telefon Macronin për ti uruar atij fitoren në zgjedhjet presidenciale.
“Gjatë bisedës, Macron i tha Trumpit se ndryshimet klimatike paraqesin një çështje të rëndësishme dhe të ndishme për popullin francez, për çka ka thënë se do ta mbrojë dokumentin ndërkombëtar të hartuar në Paris në vitin 2015-të”, tha Haim.