Ruslan Rehimov
02 Mars 2022•Përditësim: 02 Mars 2022
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ai i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev diskutuan në telefon për zhvillimet në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Presidencës së Azerbajxhanit thuhet se Macron e ka telefonuar Aliyevin dhe kanë zhvilluar një bisedë rreth krizës së Ukrainës.
Në deklaratë thuhet se të dy liderët kanë biseduar për krizën në Ukrainë dhe dërgimin e ndihmave humanitare në vend. Gjithashtu thuhet se Macron dhe Aliyev kanë shkëmbyer ide edhe për çështjet e energjisë.