Bota

Luftëtarët e huaj terroristë të deportuar në Gjermani në proces evaluimi

Dje, 7 terroristë me origjinë irakiane dhe shtetësi gjermane arritën në Berlin

Erbil Başay  | 15.11.2019 - Përdıtësım : 17.11.2019
Luftëtarët e huaj terroristë të deportuar në Gjermani në proces evaluimi ( Abdülhamid Hoşbaş - Anadolu Agency )

Berlin

Luftëtarët e huaj terroristë me origjinë gjermane të deportuar nga Turqia në Gjermani po kalojnë në një proces evaluimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Kancelarja gjermane Angela Merkel, pas takimit të saj me presidentin e Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi, në konferencën e përbashkët për media foli në lidhje me luftëtarët e huaj terroristë të deportuar në Gjermani.

Ajo tha se ndaj këtyre personave është duke u zhvilluar një proces evaluimi nga njësitë e sigurisë në Qendrën për luftë kundër terrorizmit.

"Kështu që mundësohet që këta persona të mos përbëjnë kërcënim", tha Merkel, duke treguar se nëse ndodh e kundërta do të vendosen mekanizmat e zakonshëm.

Dje, 7 terroristë me origjinë irakiane dhe shtetësi gjermane arritën në Berlin.

Mediat gjermane njoftuan se edhe sot nga Turqia 2 gra të lidhura me DEASH-in do të deportohen në Gjermani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.