Bota

Londër, fillon samiti midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Afrikës

Samiti vjen vetëm disa ditë para largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, ndërkohë që qeveria britanike në vazhdimësi kërkon investime të reja dhe marrëveshje tregtare me vende të ndryshme jo anëtare të BE-së

Ahmet Gürhan Kartal  | 20.01.2020 - Përdıtësım : 20.01.2020
Londër, fillon samiti midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Afrikës

Londër

Samiti i investimeve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Afrikës, që synon pjesëmarrjen e liderëve të 21 vendeve afrikane dhe investitorëve më të mëdhenj, ka filluar në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e qeverisë britanike thuhet se kryeministri Boris Johnson do të përdorë samitin e investimeve si “partner investues të zgjedhjes” për vendet afrikane.

Samiti vjen vetëm disa ditë para largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërkohë që qeveria britanike në vazhdimësi kërkon investime të reja dhe marrëveshje tregtare me vende të ndryshme jo anëtare të BE-së.

Në adresimin e tij në hapjen e samitit, kryeministri Johnson theksoi “ekspertizën dhe inovacionin e Mbretërisë së Bashkuar në teknologji, zhvillimin e papërdorur si dhe infrastukturën dhe financat që mund të ushqejnë kërkesën e kontinentit për një zhvillim të qëndrueshëm”.

Johnson tha se Britania tani po largohet nga promovimi i minierave termike të qymyrit dhe termocentraleve të qymyrit jashtë vendit.

“Një dekadë më parë ne ishim një nga vendet më të bollshme me karbon në Evropë. Sot jemi udhëheqës botëror në det të hapur. Ne rregullisht gjenerojmë më shumë energji elektrike nga burimet e rinovueshme sesa nga karburantet fosile dhe ne pothuajse tërësisht e kemi larguar veten nga qymyri”, deklaroi Johnson.

“Por, nuk ka asnjë pikë në Mbretërinë e Bashkuar që të reduktojë sasinë e qymyrit që ne djegim nëse shtyhemi në Afrikë dhe t’i rreshtojmë xhepat duke inkurajuar vendete afrikane të përdorin më shumë nga kjo. Ne do të thithim të njëjtin ajër, jetojmë nën të njëjtin qiell, të gjithë vuajmë kur emetimet e karbonit rriten dhe kur planeti ngrohet”, shtoi Johnson.

Ai tha se nga sot qeveria britanike nuk do të sigurojë më asnjë ndihmë të re të drejtpërdrejtë të zhvillimit, investimeve, eksportit, kredisë apo promovimit të tregtisë për minierat e qymyrit ose termocentralet e qymyrit jashtë vendit.

Më tej, Johnson theksoi se sistemi i imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar po ndryshon dhe se do të bëhet më i drejtë, duke i trajtuar njerëzit njëlloj nga kudo që vijnë.

Ky samit është i pari i këtij niveli, gjegjësisht duke bashkuar në një vend qeveritë dhe bizneset nga Mbretëria e Bashkuar dhe Afrika.

Në njoftimin e qeverisë britanike thuhet se “marrëveshje me vlerë miliarda paund do të paralajmërohen në samit”.

“Këto do të çojnë në vende pune dhe zhvillim në të gjitha pjesët e Mbretërisë së Bashkuar dhe në Afrikë, duke përfituar disa ndërmarrje britanike nga firmat familjare deri tek ato shumëkombëshe”, tha qeveria britanike.

Sipas qeverisë britanike, të gjitha investimet e reja do të pasqyrojnë angazhimin e kryeministrit Johnson për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata dhe të qëndrueshme në Afrikë, të mbështetura nga vlerat dhe standardet e larta.

Samiti do të përfshijë disa seanca me folës nga qeveritë dhe bizneset nga Mbretëria e Bashkuar dhe Afrika.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, sekretari i zhvillimit, Alok Sharma, sekretarja e tregtisë, Elizabeth Truss dhe sekretari i biznesit, Andrea Leader, po ashtu do të përfaqësojnë Mbretërinë e Bashkuar në këtë samit.

Liderët që marrin pjesë në samit do të priten në një pritje të organizuar në Pallatin Buckingham nga Duka i Kembrixhit, Princi William.

Në një referendum të mbajtur në qershor të vitit 2016, Mbretëria e Bashkuar vendosi të largohet nga BE-ja pas më shumë se 40 vite anëtarësim.

Pasi disa herë u prolongua afati për largim nga BE-ja, së fundmi pritet që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE-ja më 31 janar, datë pas të cilës do të fillojë një periudhë tranzicioni gjatë së cilës të gjitha marrëveshjet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe bllokut do të mbeten të njëjta. Periudha e tranzicionit planifikohet të zgjasë deri në fund të vitit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.